Njoftim deri te depozitorët në “Eurostandard Bankë” SHA Shkup në falimentim 03.09.2020

03.09.2020

Fondi për sigurimin e depozitave i njofton depozitorët – persona fizik (rezidentet dhe jorezidentet të “Eurostandard bakna” SHA Shkup në falimentim se është lidh marreveshje me bankat-paguese. Gjatë ditëve të ardhshme, Fondi nëpërmjet mediave të informimit publik do t’i informoj depozituesit për datën dhe kohën e sakt të fillimit të pagesës së kompenzimit të depozitave të siguruara dhe për bankat – paguese.

Vërtetimet për depozita personale do të jepen drejtpërdrejt nga banka-paguesit kur depozituesi do të vjen në bankë ta kryej të drejtën e kompenzimit. Me këtë arrihet që depozituesit mos te presin veqmas për tërheqjen e vërtetimeve nga Eurostandard bakna” SHA Shkup në falimentim. 

Banka-paguesit në llogari/përfaqesuesi ligjor/kujdestar kryejnë pagesën e mjeteve vetëm të pronarit të cituar në Vërtetimin me bashkangjitjen e dokumenteve të vlefshme për depozitoret ne Eurostandard bakna” SHA Shkup, të njejtat do të jenë të vlefshme edhe gjatë pagesës së kompenzimit bashk me dokumentet për identifikim. Prokurat/autorizimet të cilët depozituesit më parë i kanë dhënë në dispozicion për mjetet financiare tek perfaqesuesit/autorizuesit e tyre të njejtat do të vlejn edhe te banka-paguesit dhe nuk duhet të nxjerrin të reja.

Në rast të ndalesës depozitori personalisht duhet ta kryej të drejtën e tij për kompenzim. Banka-paguesit do të kryejn pagesë të mjeteve edhe personave që janë të autorizuar në bazë të një prokure të noterizuar.

 

Lëndë e kompenzimit është principali i depozitës, marrëveshja e përllogaritjes së normës së interesit të pershkruar si dhe ajo e parritura deri më 12 gusht të vitit 2020. Në rast kur depozitori ka obligim ndaj bankës shuma e përgjithshme e depozitit të deponentit i cili është lëndë e kompenzimit zvogelohet me shumën e detyrimeve totale të saj ndaj bankës.

Banka – paguesit transferimin e mjeteve të kompenzimit do ta kryejn në mënyrën në vijim:

-      Në rast se shuma е kompenzimit është e barabart ose më e madhe se 5.001,00 denar, banka-pagues do të kryej transferimin e mjeteve për kompenzim në llogarinë e transakcionit të depozitorit në bankën -paguese.

-      Në rast se  depozituesi nuk ka të hapur llogari të transakcionit në bankën-paguese, e njejta do të jetë e hapur në pajtim me rregullat ligjore. Pas hapjes së llogarisë banka – paguese do te kryej transferim e mjeteve për kompenzim në llogarinë e transakcionit të depozituesit.

-      Në rast se shuma e kompenzimit (dëmshperblimit) është e barabartë ose më e vogël se 5.000,00 denar banka-paguesi prej llogarisë së Fondit dedikuar në banka -paguesit do të kryej pagesë të mjeteve për kompenzim, derisa depozituesi deri në atë moment nuk ka të hapur llogari të transakcionit në bankën- paguese. 

Ne rast kur depozituesi ka bllokada aktive të evidentuara në Regjistrin e Vetem të llogarive të transakcionit banka-paguesi pavaresisht nga shuma e kompenzimit nuk do të kryej pagesë të gatshme të mjeteve për kompenzim, por do të hap llogari të transakcionit në emër të deponizuesit me anë të së cilës do të kryej transferim të mjeteve për kompenzim.

Banka– paguesit do të kryejnë pagesën e kompenzimit në afat prej 36 muajve prej ditës së pagesës.

Pas skadimit të kësaj periudhe kohore depozituesit dmth. trashëgimtarët e tyre të cilët për arsye të ndryshme nuk mund ta kryejnë detyrën e tyre për kompenzim, pagesën per kompenzim do të mund ta kryejnë nëpermjet Fondit për Sigurin e Depozitave i cili mbetet i përkushtuar të siguroj kompenzim pavarësisht kur depozituesi do të sjell kërkesë për ta kryer të drejtën e tij për kompenzim. 

 

Fondi për Sigurimin e Depozitave

  • Силк Роуд Банка АД Скопје
  • Комерцијална банка АД Скопје
  • НЛБ банка АД Скопје
  • ПроКредит банка АД Скопје
  • Стопанска банка АД Битола
  • Стопанска банка АД Скопје
  • Универзална Инвестициона банка АД Скопје
  • Халк Банка АД Скопје
  • Централна Кооперативна банка АД Скопје
  • Шпаркасе Банка Македонија АД Скопје
  • ТТК банка АД Скопје
  • Штедилница Можности ДОО Скопје
  • Штедилница ФУЛМ ДОО Скопје